Zhduken dy persona në Pejë

Zhduken dy persona në Pejë

11:54, 23/08/2024

Një grua ka raportuar në polici se dy persona i janë larguar nga shtëpia në Pejë.

Për ta, ajo rrëfeu në polici se dyshohet që janë në Prizren, pasi sipas saj, kjo ka ndodhur edhe më herët.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se dy viktimat janë larguar nga shtëpia dhe dyshon se ata ndodhen në Prizren pasi që edhe dy herë të tjera kanë shkuar në Prizren dhe Shëngjin. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco