U rrahen mes vete u bën për spital, arrestohen katër persona në Ferizaj

U rrahen mes vete u bën për spital, arrestohen katër persona në Ferizaj

10:05, 23/08/2024

Katër persona janë arrestuar në Ferizaj, pasi që ishin përfshirë në një rrahje. Si pasojë e rrahjes lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, të cilët kanë kërkuar dhe ndihmë mjekësore.

“Me datën 22.08.2024 rreth orës 19:10 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një  informatë se në fshatin Rakaj të Ferizajt disa persona ishin përfshirë në një përleshje fizike. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë së rendit dhe hetuesit policorë, të cilët kanë identifikuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë gjashtë persona. Nga hetimet e para është mësuar se pas një zënke mes tyre, lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, të cilët për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në raportin e policisë.

Të dyshuarit pasi janë intervistuar nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit të shtetit, katër persona janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të tjerë janë liruar për procedurë të mëtejme hetimore.

Të arrestuarit janë:

B.R ( M/K), i moshës 42-vjeçar

The Prices of Women's Underwear Might Surprise YouWomen's Lingerie | Search ads
by Taboola

Z.L ( M/K), i moshës 39- vjeçar

R.L ( M/K), i moshës 37- vjeçar

D.L ( M/K) , i moshës 22- vjeçar

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco