Vizita e Shefit të CIA-s, policia blindon sheshin përballë qeverisë

Vizita e Shefit të CIA-s, policia blindon sheshin përballë qeverisë

10:03, 23/08/2024

Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, ka hyrë në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës për takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Një ditë më herët, Burnsi u takua në Prishtinë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe me shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.

Rreth takimeve të së enjtes nuk është deklaruar askush nga palët.

Paraprakisht, Ambasada amerikane në Prishtinë nuk konfirmoi vizitën e Burnsit në Kosovë.

Por, avioni i ushtrisë amerikane, me të cilin besohet se ka udhëtuar shefi i CIA-s në rajon, u pa mesditën e së enjtes në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. 

Me këtë avion besohet se Burnsi ka udhëtuar nga Sarajeva në Beograd. Ndërkaq, më 22 gusht ky aeroplan udhëtoi nga Beogradi drejt Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe në fund Kosovës, sipas ueb-faqes për gjurmimin e fluturimeve, Flightradar.

Vizita e Burnsit në rajon vjen në kohën kur ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se shteti i tij është sfiduar në disa aspekte nga Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti.

SHBA-ja dhe shtete të tjera të bashkësisë ndërkombëtare kanë kritikuar disa vendime dhe veprime të ndërmarra së fundi nga qeveria e Kurtit, që janë konsideruar si “të njëanshme” dhe “të pakoordinuara”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco