1400 metra kolona në Merdarë për të dalë nga Kosova, mërgimtarët po presin dy orë e gjysmë

1400 metra kolona në Merdarë për të dalë nga Kosova, mërgimtarët po presin dy orë e gjysmë

11:52, 19/08/2024

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar qytetarët po presin më së shumti në pikën kufitare në Merdarë.

Për të dalë nga Kosova përmes këtij vendkalimi kufitar, kolona është 1400 metra dhe pritjet janë deri në dy orë e gjysmë.

Pak më e ngarkuar del të jetë edhe pika kufitare te Dheu i Bardhë, ku mërgimtarët po presin deri në 40 minuta, pasi kolona është 300 metra.
Në Muçibabë pritjet janë deri në 30 minuta, me një kolonë prej 100 metrave.

Në pikat tjera kufitare raportohet të jetë më qetë, me pritje të zakonshme 3 deri në 5 minuta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco