Dëshmitari i radhës në rastin e krerëve të UÇK-së

Dëshmitari i radhës në rastin e krerëve të UÇK-së

11:07, 19/08/2024

Steven Russell, një ish-ushtarak amerikan që ka shërbyer në Kosovë gjatë vitit 1999, është dëshmitari i radhës në procesin gjyqësor të krerëve të UÇK-së në Hagë.

Dëshmia e tij nisi mëngjesin e sotëm në Gjykatën Speciale, ku ai po shoqërohet nga përfaqësues të Qeverisë Amerikane.

“Steven Russell është dëshmitari i radhës i Prokurorisë, dëshmia e të cilit nisi mëngjesin e sotëm. Sipas vendimit të mëparshëm të Panelit , përfaqësuesit e Qeverisë së SHBA-së po e shoqërojnë dëshmitarin në sallën e gjyqit”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se në më shumë se një vit të seancave gjyqësore, janë dëgjuar mbi 100 dëshmitarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco