FOTO/ Korfuz, makina përplaset me shtyllën, humbet jetën shqiptarja

FOTO/ Korfuz, makina përplaset me shtyllën, humbet jetën shqiptarja

09:44, 19/08/2024

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak pas orës 07.00 të mëngjesit të sotëm në rrugën periferike të Perivolit në jug të Korfuzit, ku për shkaqe ende të paqarta, makina e drejtuar nga një 39-vjeçare shqiptare ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike, duke shkaktuar vdekjen e saj.

Mjeti ka pësuar dëmtime të mëdha ndërsa në vendngjarje ka mbërritur një autoambulancë e EKAB-it, ku ekipet e shpëtimit thjesht kanë konfirmuar vdekjen e 39-vjeçares.

Shërbimi Zjarrfikës ka kryer operacionin për nxjerrjen e trupit të gruas.

Një hetim paraprak për zbardhjen e rrethanave të sakta të aksidentit rrugor po kryen nga Drejtoria e Policisë Jugore të Korfuzit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco