E rrezikshme dhe e papranueshme gjuha e presidencës ndaj mediave

E rrezikshme dhe e papranueshme gjuha e presidencës ndaj mediave

20:13, 18/08/2024

Vrasja që ndodhi të premten mbrëma në Ferizaj,  përfshiu edhe emrin e presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo raportet familjare që bashkëshorti i saj dhe vet Osmani kanë me të vrarin, Sadri Sadriun. Madje sipas Gazetës Nacionale qifti presidencial edhe ishin në dijeni të problemeve që kishin pasur familja e të dyshuarit dhe e viktimës.

Zyra e presidentes nuk u mjaftua me kaq, meqë pas reagimeve përfshirë edhe atë të Asociacionit të Gazetarëve, ata dolën sërish me një komunikatë.

“Ky “raportim”, nuk është as etik e as profesional. Presidentja në reagimin e saj publik ka bërë thirrje për hetim të plotë të rrethanave që  thuhet se kanë shpier deri te vrasja. Ajo në asnjë moment, nuk i jep epilog rastit, por kërkon hetim të plotë dhe veprim me prioritet të organeve të drejtësisë. Por, Presidentja kërkon poashtu që të hetohen motivet e ulëta që shpien tek implikimi i saj, duke e akuzuar madje edhe për ndikim në sistemin e drejtësisë së Serbisë, e rrjedhimisht duke e akuzuar për parandalim të drejtësisë për rrethana që ajo kurrë nuk ka pasur njohuri, e aq më pak ndonjë lidhje me to. Secili gazetar dhe e gjithë AGK-ja e dijnë shumë mirë se Presidentja kurrë nuk ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë të Kosovës, e lëre më atë të Serbisë.  Dhe në fund, Presidentja askund nuk i ka akuzuar mediat se punojnë për Serbinë, por ka thënë se akuza të ngjashme të fabrikuara kanë publikuar edhe mediat e Serbisë. Kjo gjë faktohet lehtë, sepse të gjitha janë publike. I takon AGK-së, të ndihmojë në mbrojtjen e standardit profesional të raportimit, sepse vetëm në këtë mënyrë ka kuptim fjala e lirë dhe e drejta për raportim. “Gazetaria”, që nxit urrejtje e prodhon shpifje është në dëm e jo në dobi të gazetarisë,” u tha nga Zyra e Presidentes së Kosovës.

Ndërkohë në Asociacionin e Gazetarëve thirrjen e presidentes për hetim të mediave e shohin si të papranueshme dhe të rrezikshme.

“Thirrja e presidentes Osmani që të hetohen mediat përkatësisht Nacionale dhe të tjerat që kanë publikuar lajmin, rreth ngjarjes në familjen e saj është precedent i rrezikshëm e i prapranueshëm që vjen nga kreu i shetit, nuk është hera e parë që presidentja bënë thirrje që të hetohen mediat sa herë që raportimet nuk i pëlqejnë kjo nuk është rruga për të ndjekur ashtu sic e kemi thënë publike, ankesat duhet të drejtohen në KMSHK e edhe në organet e drejtësisë,” deklaroi Xhemajl Rexha, Kryetar i AGK-së.

Të njëjtën e thotë edhe analisti Fidan Ukaj, i cili e vlerëson shqetësuese gjuhën e përdoruru nga krerët e shtetit në vazhdimsi.

“Kjo gjuhë e presidentes jo vetëm tani por edhe nga e kaluara, nuk i ndihmon as nga pozicioni që ajo është po ashtu është edhe një praktikë, e keqe edhe në arenën ndërkombëtare sepse në vend se presidentja të jetë si garantuese e Kushtetutës, po ashtu edhe garantuese e lirisë së shprehjes në territorin e Kosovës, në një fare forme po del që presidentja është sulmuese e mediave,” tha Ukaj.

Mediat vazhdimisht kanë qenë cak i etiketimeve edhe nga vetë bashkëshorti i Osmanit, i cili nuk hezitonte të i quante ndërmarrje kriminale, ndërkohë që kritikat nuk i kishin kursyer as deputetët e partisë në pushtet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco