Haliti: Albin Kurti si fëmijë, kërkon vëmendje duke krijuar probleme dhe vetëm probleme

Haliti: Albin Kurti si fëmijë, kërkon vëmendje duke krijuar probleme dhe vetëm probleme

11:50, 16/08/2024

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, në politikë shpeshherë vepron si një fëmijë që kërkon vëmendje duke krijuar probleme.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Haliti ka thënë se strategjia e Kurtit nuk është të zgjidh probleme, por sipas tij, sa publicitet do të marrë.

Albini tenton të hap një urë për vete, por mbyll të gjitha rrugët për Kosovën. Albini në politikë shpesh herë vepron si një fëmijë i cili kërkon vëmendje duke krijuar probleme. Strategjia e Albinit nuk është të zgjidhë probleme, por sa publicitet do të marrë. Për të treguar rëndësinë e tij, Albini shumë shpesh krijon probleme, probleme dhe vetëm probleme”, shkroi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco