Paralajmërimet për çështjen e Urës së Ibrit, zëdhënësi i DASH: S’hezitojmë të bëjmë gjithçka që personeli amerikan të jetë i mbrojtur

Paralajmërimet për çështjen e Urës së Ibrit, zëdhënësi i DASH: S’hezitojmë të bëjmë gjithçka që personeli amerikan të jetë i mbrojtur

08:16, 16/08/2024

Paralajmërimet për çështjen e Urës së mZëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit,  Vedant Patel  duke folur për çështjen e Urës së Ibrit ka thënë se Uashingtoni do të bëjë gjithçka që është e mundur që personeli amerikan të jetë i sigurt.

“Më lejoni të them vetëm se ne sigurisht nuk do të hezitojmë të bëjmë gjithçka që nevojitet për të mbajtur – për t’u siguruar që personeli amerikan dhe njerëzit tanë janë të mbrojtur”, ka thënë Patel gjatë një konference me gazetarë.

Ai përsëriti se “Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin asnjë lëvizje për të ndryshuar statusin aktual të urës së Mitrovicës në këtë moment.”

Ideja për hapjen e urës ka ngjallur reagime të ashpra nga faktori ndërkombëtar, gjegjësisht nga partnerët ndërkombëtarë të Kosovës. SHBA, BE, Gjermania e shtetet tjera aleate të Kosovës kanë thënë se ura nuk duhet të hapet në këtë kohë.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar të martën se ekziston një rrezik real i lidhur me hapjen e urës në Mitrovicë në këtë kohë, që mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë ata amerikanë.

“Ne besojmë se ky rrezik rrit kërcënimin, mundësinë e dhunës dhe problemet e tjera, si për komunitetin lokal, ashtu edhe për ushtarët e NATO-s, përfshirë ushtarët amerikanë që po punojnë për të siguruar paqen dhe sigurinë në Kosovë. Ne e marrim shumë seriozisht çdo veprim që mund të ndikojë në sigurinë dhe mbrojtjen e ushtarëve amerikanë që punojnë për të mbështetur Kosovën”, ka thënë Hovenier në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.

“Shpresa jonë është që Qeveria do ta dëgjojë këtë dhe do t’i marrë parasysh këto shqetësime”, shtoi ai.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti një ditë më pas tha se Qeveria e tij do të vazhdojë konsultimin dhe koordinimin me partnerët ndërkombëtarë. Ai shtoi se hapja e urës nuk është kundër askujt, e aq më pak partnerëve të Kosovës.

Shefi i ekzekutivit shtoi se Kosova është shtet normal dhe se si i tillë duhet t’i ketë edhe urat normale – të hapura.

“Me komandantin e KFOR diskutuam dje edhe për hapjen e Urës Mbi Ibër, të cilën ne e konsiderojmë si një gjë të drejtë, të nevojshme dhe të dobishme për të gjithë. I kemi mirëpritur raportet preliminare të vlerësimit të qëndrueshmërisë së urës, dhe rezultatet të cilat i kemi ndarë dje menjëherë edhe me komandantin e KFOR në frymën e konsultimeve dhe koordinimit të vazhdueshëm që kemi. Qeveria e Kosovës dhe unë si kryeministër, besojmë thellësisht se liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit në njërën anë, si dhe paqja e siguria në anën tjetër janë të mundura bashkë dhe të durua për vendin, shoqërinë, qytetarëz dhe komunitetin. Ne do të vazhdojmë konsultime dhe koordinimin me partnerët tanë. Hapja e urës nuk është kundër askujt, aq më pak partnerëve tanë. Kosova është shtet normal, dhe urat e saj duhet të jenë normale, që do të thotë të hapura”, tha Kurti.

Ndërkaq, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR ka përsëritur se çdo vendim në lidhje me urën mbi lumin Ibër duhet të merret përmes dialogut politik dhe në mënyrë të koordinuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco