Kurti: Do të përkrahim mbi 6 mijë familje për ta rritur efiçiencën energjike

Kurti: Do të përkrahim mbi 6 mijë familje për ta rritur efiçiencën energjike

20:30, 15/08/2024

Gjatë javëve në vijim, Ministria e Ekonomisë dhe Fondi Kosovar për Efiçiencë të Energjisë do të hapin thirrje për subvencione direkte për të ndihmuar familjet që të investojnë në ngritje të efiçiencës së energjisë në shtëpitë e banesat e tyre.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Kurti tha se përmes këtyre masave synojnë t’i përkrahin 1 mijë e 300 familje për të bërë investime të cilat sipas tij, e rrisin efiçiencën energjike.

“Përmes këtyre masave, synojmë t’i përkrahim 1 mijë e 300 familje për të bërë investime të cilat rrisin efiçiencën energjike të shtëpive sikurse izolimi ose ndërrimi i dritareve; dhe 5 mijë familje për të blerë pajisje efiçiente për ngrohje si: kalda e stufa me biomasë, kondicionerë efiçientë e pompa termike”.

Më tej, ai tha se këto thirrje do t’i hapin përmes platformës E-Kosova, teksa iu bëri thirrje qytetarëve që të hapin llogari për të përfituar./Indeksonline/


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco