Bajqinovci: Për urën e Ibrit po reagojnë ata që kanë hequr dorë totalisht nga veriu

Bajqinovci: Për urën e Ibrit po reagojnë ata që kanë hequr dorë totalisht nga veriu

19:49, 15/08/2024

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se ndaj hapjes së urës së Ibrit po reagojnë ata që kanë hequr dorë nga veriu i Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook.

‘As me i kërku me hetuesi nuk paraqitën më mirë sesa ata vet me reagime për urën. Një nga një përditë shfaqen ata që vet jo vetëm që nuk kanë bërë asgjë për urën, por patën hequr dorë totalisht nga veriu pasi fillimisht gënjyen mjekët, gënjyen banorët kur 11 mijë shqiptarë ju dëbuan nga aty, e sollën listën serbe, dhe në fund thanë se ajo anë është dhuratë e Rankoviqit” As me i kërku me hetuesi nuk paraqitën më mirë sesa ata vet me reagime për urën. Një nga një përditë shfaqen ata që vet jo vetëm që nuk kanë bërë asgjë për urën, por patën hequr dorë totalisht nga veriu pasi fillimisht gënjyen mjekët, gënjyen banorët kur 11 mijë shqiptarë ju dëbuan nga aty, e sollën listën serbe, dhe në fund thanë se ajo anë është dhuratë e Rankoviqit”, është shprehur deputeti i VV-së.

Veç shihni më vëmendje se si shesin mend tash e kujtoni çka bënë ata në të kaluarën, ka shtuat ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco