Kërkesa e Serbisë për provat nga Banjska, zv/ministri i Drejtësisë thotë se ishte e kundërligjshme

Kërkesa e Serbisë për provat nga Banjska, zv/ministri i Drejtësisë thotë se ishte e kundërligjshme

18:15, 15/08/2024

Zëvëndësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, tha se kërkesa e Serbisë për informacione për rastin Banjska ishte në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës si dhe me ligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar prandaj edhe u refuzua.

Qorrolli ka thënë se vetëm organet gjyqësore të Kosovës kanë juridiksion t’i gjykojnë çështjet që pretendohet se janë kryer brenda territorit të vendit, teksa kërkoi një hetim ndërkombëtar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

“Kërkesa e Serbisë është ligjërisht e pakuptimtë dhe në kundërshtim me gjithë bazën ligjore dhe kushtetuese të Kosovës sidomos me Ligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në fushën penale. Ne kërkojmë një hetim ndërkombëtar që t’i ndricojë çështjet që kanë ndodhur në Banjskë…”, tha Qorrolli për RTV21.

Kërkesën që Serbia i ka bërë Kosovës për prova që ta ndjekë penalisht Millan Radojiçiqin, e zbuloi Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

“Sa e di unë dhe zyrtarët serbë kanë folur për këtë, ata kanë parashtruar kërkesë zyrtare përmes kanaleve zyrtare për ndihmë juridike reciproke, që t’ju sigurohen provat që iu duhen për ta ndjekur penalisht z. Radoiçiq, të cilat i kanë autoritetet kosovare. Sërish, në baza politike, do të shpresoja që Qeveria e Kosovës t’i përgjigjet kësaj kërkese, sepse dëshironi që të siguroni që të ketë ndjekje penale dhe që z. Radoiçiq, si dhe të tjerët që ishin të përfshirë, të japin përgjegjësi për veprën e tyre kriminale”, deklaroi Hovenier.

Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë bëri me dije se kjo kërkesë është refuzuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco