Arratisja e Blerim Ramadanit nga arresti shtëpiak, MPJD: Atij i është ndërruar masa e sigurisë

Arratisja e Blerim Ramadanit nga arresti shtëpiak, MPJD: Atij i është ndërruar masa e sigurisë

16:14, 15/08/2024

Ish pjesëtari i UÇK’së, Blerim Ramadani, është arratisur nga arresti shtëpiak që po e mbante në shtëpinë e disa të afërmve në Maqedoni të Veriut.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i kanë thënë Gazetës Express se avokati i Ramadanit ka njoftuar se atij i ishte ndërruar masa e sigurisë nga arrest shtëpiak në kthim në paraburgim.

“Në lidhje me pyetjet tuaja ju njoftojmë që Ambasada e Republikës së Kosovës në Maqedoni të Veriut është njoftuar nga avokati i z. Ramadani se është ndërruar masa e sigurisë nga arresti shtëpiak në kthim në paraburgim, në kohën kur i njejti ishte në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme.”

Nga MPJD thanë se nuk kanë informacione tjera zyrtare nga autoritetet në Maqedoninë e Veriut.

“Ju rikujtojmë që sipas njoftimit tonë paraprak, Gjykata Themelore Penale në Shkup me datë 8 gusht 2024 ka marr vendim për mosekstradimin e z. Blerim Ramadani në Serbi. Ai ishte në pritje të verdiktit final të Gjykatës Supreme ditëve në vijim.”

Ramadani u arrestua më  17 korrik në vendkalimin kufitar Jazhicë, Maqedoni e Veriut, pasi ndaj tij kishte fletëarrest të lëshuar nga Serbia. Fletarresti është lëshuar me pretendimet se ai ka kryer “krime lufte kundër popullatës serbe” në rajonin e Ferizajt në verën e vitit 1999

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco