Ish-fotografi personal e viziton Thaçin në Hagë: Ai po e mbron Kosovën dhe krejt neve

Ish-fotografi personal e viziton Thaçin në Hagë: Ai po e mbron Kosovën dhe krejt neve

11:45, 15/08/2024

Ish-fotografi i ish-presidentit Hashim Thaçi, Astrit Ibrahimi, e ka vizituar Hashim Thaçin, i cili prej katër vitesh po mbahet në Hagë.

Pas vizitës, ai është shprehur i emocionuar duke thënë se me ish-presidentin ka kaluar një pjesë të madhe të jetës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Ibrahimi ka shkruar se Thaçi në Hagë po e mbron Kosovën dhe gjithë shqiptarët.

“Sapo isha ne Hage te Presidenti Thaçi. Me te kam kalu nje pjese te madhe te jetes profesionale por edhe thjesht njerezore. Atje eshte tu e mbrojt Kosoven dhe krejt neve. Me pelqeu optimizmi i pashoq i tij dhe po kthehem me bindje qe kjo vale e optimizmit te tij me nje moment do te sjell nje cunami te progresit per krejt neve”, ka shkruar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco