Aksident i rëndë në rrugën Prizren-Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në rrugën Prizren-Suharekë, vdes një person

10:46, 15/08/2024

Një person ka vdekur në një aksident trafiku në rrugën Prizren-Suharekë, mëngjesin e sotëm.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:16. Bazuar në informacionet e para në këtë aksident janë të përfshira dy automjete me targa vendore, ku si pasojë e këtij aksidenti ka vdekur viktima 40 vjeçar.

I dyshuari për rastin pas marrjes së ndihmës së parë është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të Shtetit.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Vdekjen e tij e ka konstatuar stafi përgjegjës i Emergjencës së QMF në Suharekë.

Aksident trafiku me fatalitet në rrugën Prizren -Suharekë, një person kanë humbur jetën
Prizren, 15 gusht 2024

Me datën 15.08.2024, rreth orës 06:16, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Prizren-Suharekë (Rrafshi i Sopis). Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë përgjegjëse policore të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje.
Bazuar në informacionet e para në këtë aksident janë të përfshira dy automjete me targa vendore, ku si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se një person ka ndërruar jetë (mashkull rreth 40 vjeçar ).

Vdekjen e tij e ka konstatuar stafi përgjegjës i Emergjencës së QMF në Suharekë.
Lidhur me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident, janë duke u kryer hetimet nga njësia e Trafikut Rajonal e Prizrenit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë, prokurori i rastit dhe njësitet tjera relevante. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë dërgohen në IML Prishtinë, ndërsa i dyshuari pas marrjes së ndihmës së parë ndalohet për 48 orë në ndalim policor me urdhër të prokurorit të Shtetit.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco