Policia jep detajet e fundit për zjarrin e madh në afërsi të Aeroportit të Prishtinës

Policia jep detajet e fundit për zjarrin e madh në afërsi të Aeroportit të Prishtinës

10:35, 13/08/2024

Një zjarr i madh ka shpërthyer mbrëmë pas mesnate në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë për Syrin se nga zjarri janë përfshirë 20 vetura dhe një objekt biznesi. Po ashtu është lënduar një person dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.

Policia thotë se ndërkohë që pas lokalizimit të zjarrit, hetuesit policor në koordinim me institucionet përkatëse po kryejnë hetimet rreth rastit i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

“Sot rreth orës 01:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në afërsi të Aeroportit të Prishtinës. Nga zjarri janë përfshirë 20 vetura të parkuara dhe një objekt biznesi.
Në këtë rast është lënduar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që pas lokalizimit të zjarrit, hetuesit policor në koordinim me institucionet përkatëse po kryejnë hetimet rreth rastit i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco