15-vjeçari në Tiranë godet me thikë dy të mitur

15-vjeçari në Tiranë godet me thikë dy të mitur

10:14, 12/08/2024

Një 15-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës. I mituri akuzohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me thikë dy të mitur të moshës 17 vjeç.

Njëri prej tyre ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa tjetri pas ndihmës mjekësore është larguar nga spitali.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan një të mitur 15 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës dy të mitur të moshës 17 vjeç. Njëri prej tyre ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa tjetri pas ndihmës mjekësore është larguar nga spitali”, thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco