Fluks i automjeteve te Dheu i Bardhë e në Merdare, pritjet nga 30 minuta deri 1 orë për dalje nga Kosova

Fluks i automjeteve te Dheu i Bardhë e në Merdare, pritjet nga 30 minuta deri 1 orë për dalje nga Kosova

08:59, 12/08/2024

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit mbi fluksin e automjeteve në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas raportit të orës 07:38, në pikën kufitare të Merdares sot janë regjistruar pritje të konsiderueshme për dalje nga vendi. Koha e pritjes në këtë pikë kufitare varion nga 20 deri në 30 minuta, ndërsa kolona e automjeteve ka arritur gjatësinë prej rreth 100 metrash.

Në anën tjetër, hyrja në Kosovë përmes kësaj pike kufitare është më e shpejtë, me kohë pritjeje që varion nga 5 deri në 10 minuta.

Kurse te pika kufitare te Dheu i Bardh, daljet po zgjasin  deri në një orë, teksa kolonat janë deri në 500 metra.

Në pikat e tjera kufitare, si për hyrje ashtu edhe për dalje, koha e pritjes është raportuar të jetë më e shkurtër, duke variuar nga 3 deri në 5 minuta dhe pa kolona të gjata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco