Shqiptarët e Luginës sot protestë, kërkojnë drejtësi e barazi nga Beogradi

Shqiptarët e Luginës sot protestë, kërkojnë drejtësi e barazi nga Beogradi

08:53, 12/08/2024

Sot në qytetin e Bujanocit si rrallë herë do të ketë një protestë të shqiptarëve, me moton “Për Identitet e Dinjitet”.

Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, ka njoftuar se ditën e hënë (12 gusht), ora 11:00, në qendër të Bujanocit do të mbahet protesta për Identitet dhe Dinjitet!

Organizatorët e kësaj proteste njoftojnë se protesta gjithëpopullorë do të mbahet për shkak të diskriminimit të shqiptarëve nga ana e shtetit të Serbisë.

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, të dielën ka ftuar sërish qytetarët që t’i bashkohen protestës së thirrur në sheshin e Bujanocit.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Sinani ka thënë se kjo protestë është për drejtësi e barazi, kundër shtypjes, diskriminimit e shkeljes që po bëhet nga Beogradi.

“Të dashur qytetarë të Komunës së Preshevës, Të nderuar shqiptarë të Luginës, Kanë mbetur edhe pak orë nga PROTESTA. Protestë për drejtësi, barazi. Kundër shtypjes, diskriminimit e shkeljes që na bëhet nga Beogradi. Të dalim bashkë, pa dallim. Të ngrisim zërin tonë. Për IDENTITET e DINJITET. Zërin e shqiptarëve të diskriminuar”, shkroi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco