Policia konfiskon 27 motoçikleta dhe skuterë në Ferizaj

Policia konfiskon 27 motoçikleta dhe skuterë në Ferizaj

22:51, 28/07/2024

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar 27 motoçikleta dhe skuterë në Ferizaj, si pjesë e planit të veprimit “Motoçikleta 2024”.

Gjithashtu, policia ka shqiptuar 61 gjoba për kundërvajtje të ndryshme të shkaktuara nga motoçikletat.

Në një komunikatë për media nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, thuhet se gjatë patrullimeve dhe pikave të kontrollit, policia ka ndaluar disa drejtues motoçikletash dhe skuterësh që ishin në shkelje të rregullave të trafikut.

Motoçikletat dhe skuterët u konfiskuan pasi drejtuesit e tyre nuk kishin dokumentacion të rregullt.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara në komunikacionin rrugor, me synim parandalimin e aksidenteve. Apelojmë tek drejtuesit e motoçikletave që të tregojnë kujdes në komunikacion, të respektojnë rregullat dhe të pajisen me dokumentacionin e nevojshëm,” theksohet në komunikatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco