Osmani pas fitoreve të Distrisë: Sigurt drejt të artës

Osmani pas fitoreve të Distrisë: Sigurt drejt të artës

13:42, 28/07/2024

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është shprehur tejet e gëzuar pas kalimit në gjysmëfinale të xhudistes Distria Krasniqi, pasi kjo e fundit e mposhti me Ippon, izraeliten Gefen Primo.

Ajo tha se “Distria s’ka të ndalur”.

“Sigurt drejt së artës”, tha presidentja.

Distria Krasniqi, tashmë është një fitore larg medaljes olimpike, të artë ose argjendtë.

Xhudistja Krasniqi synon që ta përsërit suksesin e olimpiadës së kaluar në Tokyo, ku ka arritur ta fitojë “Medaljen e artë” në kategorinë deri në 48 kilogramë derisa tani synon në kategorinë deri në 52 kilogramë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco