Hapja e Urës së Ibrit, ministri Krasniqi: Përfitojnë të gjithë qytetarët në Mitrovicë

Hapja e Urës së Ibrit, ministri Krasniqi: Përfitojnë të gjithë qytetarët në Mitrovicë

11:35, 28/07/2024

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, konfirmon se nuk ka ndryshuar qëndrimi i Qeverisë së Kosovës sa i përket çështjes së Urës së Ibrit.

Ai thotë për KosovaPress se ka nevojë për më shumë bashkëpunim ndëretnik dhe jo për ndarje. Ndërsa shton se urat janë për t’i bashkuar qytetarët dhe jo për t’i ndarë ata.

“Unë e kam parë edhe si ministër që është bërë publike një deklaratë nga zyra e kryeministrit, pas takimit që ka pas me ambasadorin e BE-së, dhe ambasadorë e QUINT-it dhe ku është diskutuar kjo çështje. Krejt çfarë mund të them, është qëndrimi jonë i vjetër që liria e lëvizjes nuk duhet të ketë përkufizime në asnjë aspekt, as në territorin e Republikës së Kosovës, por edhe më gjerë. Urat janë për t’i bashkuar qytetarët e qytetit dhe jo për t’i ndarë. Ky parim vlen edhe për urën në fjalë, besoj se kemi nevojë për bashkëpunim ndëretnik më shumë dhe jo për ndarje...Koncepti i lirisë së lëvizjes së qytetarëve është ai i cili duhet të na udhëheq dhe secila mundësi që qytetarët të komunikojnë është e mirëseardhur. E gjitha që ka rëndësi është kjo, përfitojnë të gjithë”, tha Krasniqi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco