Digjen dy automjete të Komunës së Zveçanit

Digjen dy automjete të Komunës së Zveçanit

08:51, 26/07/2024

Dy automjete të komunës së Zveçanit janë djegur qëllimshëm nga persona deri tani të panjohur mbrëmë në orët e pasnatës, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar u.d. së drejtorit të policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

‘Mbrëmë pas mesnatës rreth orës 01:40 janë djegur dy vetura të komunës, njëra prej të cilave Toyota, të cilat kanë qenë në parkingun e komunës. Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar, ndërsa policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet’, ka thënë Elshani.

Ai nuk ka dhënë më shumë detaje rreth këtij incidenti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco