Shifra alarmante: 107 aksidente trafiku gjatë 24 orëve në Kosovë, 2 prej tyre me fatalitet

Shifra alarmante: 107 aksidente trafiku gjatë 24 orëve në Kosovë, 2 prej tyre me fatalitet

10:39, 25/07/2024

Dy aksidente me fatalitet kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Një aksident ka ndodhur në fshatin Astrazub të Malishevës ku një person deri sa po voziste veturën nga pakujdesia ka goditur një veturë tjetër, e më pas edhe viktimën e cila ishte këmbësore.

Nga ky aksident janë lënduar tre persona dhe janë dërguar në QKUK, ku njëra nga ta nuk ka arritur të iu bëj ballë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

“Fsh. Astrazub, Malishevë  24.07.2024, 07:20. I dyshuari mashkull kosovar, deri sa ishte duke e drejtuar automjetin e tij dyshohet nga pakujdesia e godet veturën e viktimës mashkull kosovar,  më pas godet viktimën femër kosovare këmbësore. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, lëndime trupore pësojnë i dyshuari dhe dy viktimat,  të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKMF  Malishevë, ku i dyshuari dhe njëri nga viktimat janë liruar në shtëpi, ndërsa viktima femër për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK, Prishtinë ku dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Aksidenti tjetër ka ndodhur në Autostradën “Arbën Xhaferi”, në drejtimin Lipjan Ferizaj.

Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, janë lënduar katër persona dhe njëri nga ta ka ndërruar jetë.

“Autostrada Arbën Xhaferi, Lipjan-Ferizaj, 24.07.2024, 13:40. Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar katër viktimat meshkuj kosovarë dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK Prishtinë, sipas ekipit mjekësor njëri nga viktimat ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur gjithsej 107 aksidente trafiku, dy prej tyre me fatalitet, 29 me të lënduar dhe 76 me dëme materiale.

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2527 tiketa trafiku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco