Kurti sulmon PSRK-në: 10 muaj s’ka aktakuzë ndaj Radojçiqit, e vetëm pas 10 orëve e mori në pyetje Albulena Haxhiun

Kurti sulmon PSRK-në: 10 muaj s’ka aktakuzë ndaj Radojçiqit, e vetëm pas 10 orëve e mori në pyetje Albulena Haxhiun

11:22, 24/07/2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka adresuar kritika për Prokurorinë Speciale që ende nuk ka ngritur aktakuzë ndaj Milan Radojçiqit, përgjegjësi për sulmin paramilitar serb në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit të kaluar.

Ai ka thënë se ky institucion i ndjekjes, ka intervistuar ministren Albulena Haxhiu për një postim në Facebook.

“Në Kosovë nuk është ngritur ende aktakuzë ndaj Millan Rdojçiqit dhe terroristëve të tjerë të grupit të tij nga ana jonë e sistemit tonë të drejtësisë, prokurisë nuk i kanë mjaftuar 10 muaj, por nuk iu deshën më shumë se 10 orë për ta marrë në pyetje ministren tonë të Drejtësisë Albulena Haxhiun për një postim në Facebook”, u shpreh Kurti.

Njerëzit me dhimbje në shpinë dhe gjunjë duhet ta lexojnë këtëHeathy life
Mëso më shumë
by Taboola

Ministrja Albulena Haxhiu u intervistua për dy ditë me radhë (e hënë dhe e martë) nga Prokuroria Speciale pasi pati pretenduar pak ditë më parë përmes një statusi në Facebook se arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës janë lehtësuar dhe organizuar nga Serbia.

Ajo gjithashtu u intervistua për një deklaratë që ka dhënë për mediat, në të cilën ka thënë se disa gjyqtarë e prokurorë i kanë bërë ftesë të takohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco