Kurti: Qytetarët të mos heroizojnë Faton Hajrizin, patriot në Republikën e Kosovës është Afrim Bunjaku

Kurti: Qytetarët të mos heroizojnë Faton Hajrizin, patriot në Republikën e Kosovës është Afrim Bunjaku

10:36, 24/07/2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në mbledhjen e qeverisë se shenjat e gishtërinjve të dërguara nga Serbia, përkojnë me ato të Faton Hajrizit.

Ai tha se ato janë përcjellë në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, teksa MPB-ja dhe Ministria e Punëve të Jashtme janë angazhuar me këtë rast, shkruan Indeksonline.

“Sqarimi i rrethanave që nga ikja në drejtim të Serbisë e deri te vrasja e tij e raportuar, kërkon një hetim vendor dhe ndërkombëtar. Ndërkohë, ftoj qytetarët e vendit tonë të mos bien pre e euforisë së heroizimit dhe romantizimit të Faton Hajrizit. Patriot në Republikën e Kosovës është rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, janë 23 pjesëtarë të Policisë, të rënë në krye të detyrës, që dëshmuan përkushtimin për shërbim, deri në sakrificë” deklaroi kryeministri.

Ai shtoi se është e nevojshme të zbardhen rastet, si vrasja e Enver Zymberit si dhe Afrim Bunjakut, duke kujtuar se organet akoma nuk kanë ngritur aktakuzë kundër Milan Radojiçiqit, që dyshohet t’i ketë prirë grupit terrorist që kreu sulmin në Banjskë/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco