Shi dhe breshër i madh në Pejë

Shi dhe breshër i madh në Pejë

15:58, 20/07/2024

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme nga mesdita do të ketë vranësira dhe kohë pas kohe priten edhe rrebeshe lokale shiu, breshër dhe shkarkesa rrufesh.

Sipas pamjeve të publikuara nga mediat lokale shihet se tashmë në regjionin e Pejës ka filluar të bjerë shi dhe breshër i madh.

Po ashtu, në disa pjesë të Rugovës për shkak të shiut ka edhe rrëshqitje të gurëve dhe janë vështirë të kalueshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco