Dasho: Në vend që të dalë kokulur para shqiptarëve, kjo bandë kusarësh... Nga seanca dëgjimore publike me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiajn.

Dasho: Në vend që të dalë kokulur para shqiptarëve, kjo bandë kusarësh...

07:46, 18/07/2024

Dr. Erion Dasho ka reaguar nga Gjermania pas dëgjesës publike të Ministres së Shëndetësisë Albana Koçiaj dje para komisionit parlamentar të Punës lidhur me situatën në Onkologjik dhe gjetjet e KLSH për sëmundjet turmorale.

"E turpshme performanca e Borates së shëndetësisë në Komisionin Parlamentar! - është shprehur Dasho. -  Ministrja, së cilës shqiptarët nuk i kanë mësuar akoma emrin, bën demagogji dhe mburret për "arritjet" e rilindjes, ndërkohë që shëndetësia është në kaos të plotë, pajisje me vlera miliona euro që jo vetëm nuk punojnë për shkak të mungesës së mirëmbajtjes, por në mënyrë të papërgjegjshme, nuk vihen as në punë!!!

Në vend që të dalin sot me kokën ulur para shqiptarëve për të kërkuar ndjesë për 500 milionë euro të abuzuara me koncesionet, për 20 mijë shqiptarë të vdekur gjatë pandemisë dhe për qindra pacientë me tumor që vdesin nga diagnoza e vonshme apo mungesa e mjekimeve, boratët kanë pafytyrësinë të mburren!!! Turp për këtë bandë kusarësh..." ka përfunduar Dr. Erion Dasho.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco