Kryeministri Kurti priti në takim ushtruesin e detyrës së drejtorit të ASK-së, në fokus regjistrimi i popullsisë

Kryeministri Kurti priti në takim ushtruesin e detyrës së drejtorit të ASK-së, në fokus regjistrimi i popullsisë

12:02, 17/07/2024

Kryeministri Albin Kurti, sot në mëngjes ka mirëpritur ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, me të cilin diskutuan për regjistrimin e popullsisë.

Gjatë këtij takimi, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për Kastratin dhe ekipin e tij për procesin, siç thanë të suksesshëm, të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave 2024. Kurti theksoi se përkushtimi dhe puna e profesionale e ASK-së kanë qenë thelbësore në përballimin e sfidave dhe realizimin e këtij projekti me rëndësi kombëtare.

Kryeministri falënderoi veçanërisht për bashkëpunimin e shkëlqyer, komunikimin e vazhdueshëm dhe të hapur, si dhe koordinimin efektiv që kanë udhëhequr këtë nismë drejt realizimit të saj.

Edhe përfaqësuesi i ASK-së e falënderoi kryeministrin dhe qeverinë për bashkëpunim të afërt dhe mbështetje të vazhdueshme.

Sipas njoftimit të qeverisë,  dy bashkëbiseduesit shprehën bindjen se kjo frymë bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në projektet e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco