Komisioni për Integrime Evropiane miraton Projektligjin për kriptoasetet

Komisioni për Integrime Evropiane miraton Projektligjin për kriptoasetet

11:44, 17/07/2024

Komisioni për Integrime Evropiane miratoi të mërkurën Projektligjin për kriptoasetet, me amendamentet e komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Deputeti i VV-së Driton Hyseni, tha së është iniciativë e kuvendit që kjo fushë të ketë mundësi rregullimi sa kanë arritur deri sot.

“Ta kemi një ligj që trajton sidomos sferën e kriptoaseteve është synuar maksimalisht që të gjitha direktivat e BE-së, që parashihen të futem këtë vit. Përveç projektligjit bazik që është në procedim parlamentar ne kemi paraparë një sërë aktesh të tjera nënligjore e përgjegjësia më e madhe i takon Bankës Botërore. Rol të rëndësishëm do ketë dhe njësia e inteligjencës financiare, ne me këtë ligj arrijmë të japim një drejtim ku mund të operohet shëndetshëm në kripto-asetet”, ka thënë Hyseni.

Kryetarja e komisionit, Rrezarta Krasniqi, tha se projektligji u miratua me gjashtë vota për.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco