E rëndë/ Vdes në oborrin e shtëpisë 3-vjeçari në Gjakovë, çfarë i ndodhi

E rëndë/ Vdes në oborrin e shtëpisë 3-vjeçari në Gjakovë, çfarë i ndodhi

09:59, 15/07/2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në qytetin e Gjakovës në Kosovë.

Një fëmijë 3 vjeç ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Gjakovës, shkruajnë mediat e Kosovës. Lajmin e kanë konfirmuar nga Policia e Gjakovës.

Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta tha për Telegrafin se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimit nga rënia e dyerve të oborrit.

“Rasti ka ndodhur dje në Rahovec. Fëmija i moshës 3 vjeçar ka qenë duke luajtur në oborr ku disa dyer që kanë qenë jashtë përdorimit janë rrëzuar dhe i kanë rënë atij. I njëjti me urgjencë është sjellur në Spitalin e Gjakovës ku edhe ka ndërruar jetë”, tha Graishta.

Ai shtoi se rasti është kualifikuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco