Kurti thirrje aktivistëve të VV-së: Zgjedhjet janë çështje muajsh, të bëhemi gati për betejat e radhës

Kurti thirrje aktivistëve të VV-së: Zgjedhjet janë çështje muajsh, të bëhemi gati për betejat e radhës

08:56, 15/07/2024

Kryeministri Albin Kurti dje në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se zgjedhjet janë “çështje muajsh”, andaj ju ka bërë thirrje aktivistëve e drejtuesve të qendrave të jenë më kërkues ndaj asambleistëve, deputetëve, e të gjitha figurat që konsiderohen qendrore.

Ai ka kërkuar nga ta t’i maksimalizojnë përpjekjet në mënyrë që procesi zgjedhor t’i gjej të përgatitur dhe të gatshëm për betejat e radhës zgjedhore.

“Nuk është aspak ide e keqe, e përkundrazi, është shumë e mirë, që asambleistët, deputetët, e të gjitha figurat që konsiderohen qendrore, të përfshihen në organizimin tonë, që nga niveli i parë organizativ”.

“Bëhet shumë më atraktive e serioze një mbledhje e Pikës në X fshatin, kur të pranishëm e ka edhe deputetin dhe asambleistin përkatës”.

“Si drejtues të qendrave është me rëndësi që t’i mendoni këto gjëra në këtë drejtim, e të jeni më kërkues edhe ndaj deputetëve, ministrave, zëvendësministrave e anëtarëve të kryesisë qëndrore të Lëvizjes”.

“Tashmë nuk ka dyshim që zgjedhjet janë çështje muajsh. E kur dimë gjëra që janë të afatizuara, nuk ka arsye apo shkaqe që të jemi të papërgatitur”.

‘Kështu që, unë ju bëj thirrje edhe nga këtu sot, që ditët e javët në vijim t’i maksimalizojmë përpjekjet tona në realizimin e objektivave tona në mënyrë që procesi zgjedhor të na gjej të mirëstrukturuar, të përgatitur dhe të gatshëm për betejat e radhës që na presin”, ka thënë Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco