Klubi i Biznesit kundër vendimit për mosqarkullimin e automjeteve të transportit: Ndikon negativisht në ekonomi

Klubi i Biznesit kundër vendimit për mosqarkullimin e automjeteve të transportit: Ndikon negativisht në ekonomi

18:26, 14/07/2024

Klubii Biznesit po e kundërshtonvendimin e Qeverisë për kufizimine qarkullimit te atumojeteve të peshave të rënda për shkak të temperaturave të larta.

Klubi i Biznesitka shprehur “kundërshtimin e fuqishem” ndaj vendimit të fundit të Qeverisë për ta ndaluar qarkullimin e automjeteve me peshë mbi 7.5 tonë nga 14 korriku deri më 31 korrik 2024. 

“Ky vendim, do të ndikojë në ndërprerjen e zinxhirëve të furnizimit, të rrisë kostot operative dhe do të ndikojë negativisht në ekonomi sepse me këtë vendim afektohen prodhuesit, shitësit me pakicë dhe përfundimisht konsumatorët”, thuhet në komunikatën për shtyp.

Tash kur ka “një fluks të madh të kërkesës për furnizime në treg për shkak të vizitës së bashkëkombasve tanë nga diaspora”, Klubi i Biznesit thotë se “një vendim i tillë bëhet edhe më i pakuptimtë”.

Unlock Online Success: Professional Digital Marketing TrainingDigital Marketing Training | Search Ads 
Click Here
by Taboola

“Ne i bëjmë thirrje qeverisë të rishikojë këtë vendim, të angazhohet në dialog me palët e interesuara dhe të zbatojë masa alternative që nuk e pengojnë aktivitetin ekonomik”, thuhet në komunikatë.

Qeveria vendosi ta ndalojë qarkullimin e automjeteve të transportit të mallrave me peshë mbi 7.5 tonë “në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale” për shkak të “ruajtjes së rrugëve nga dëmtimet si rezultat i temperaturave të larta”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco