PDK dhe AAK mbajnë sot konferenca për media, s’bëhet e ditur arsyeja

PDK dhe AAK mbajnë sot konferenca për media, s’bëhet e ditur arsyeja

08:37, 11/07/2024
Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndaras, sot do të mbajnë konferenca për media.
Konferenca e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj do të nisë në ora 11:00 dhe do të mbahet në hollin e Kuvendit të Kosovës.
“Sot me fillim nga ora 11:00, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, do të zhvillojë konferencë për medie. Konferenca mbahet në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.”

Ndërsa, PDK do t’u drejtohet mediave nga selia qendrore e partisë me fillim prej orës 13:00.
“Partia Demokratike e Kosovës mban sot (e enjte) Konferencë për media”, thuhet në njoftimin e PDK-së.
Nuk është bërë e ditur arsyeja nga asnjëra palë.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco