Sveçla në Romë, nënshkruhet marrëveshja me shtetin italian për njohjen e ndërsjellë të patentshoferëve

Sveçla në Romë, nënshkruhet marrëveshja me shtetin italian për njohjen e ndërsjellë të patentshoferëve

18:15, 10/07/2024

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se në kuadër të vizitës në Itali është takuar me zëvëndësministrin e Infrastrukturës dhe të Mobilitetit të Qëndrueshëm në Republikën e Italisë, Edoardo Rixi, me të cilin ka nënshkruar marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të patentshoferëve të shteteve tona.

Njohja e patentshoferëve, thotë Sveçla do të lehtësojë jetën dhe do të jetë një lirim edhe nga barra ekonomike e këtij procesi që e ka rënduar mërgatën deri më tash.

“Finalizimi i këtij procesi të rëndësishëm për vendin tonë dhe qytetarët tanë riafirmon raportet e shkëlqyeshme që gëzojmë si Republikë e Kosovës me Republikën e Italisë”, ka shkruar ndër të tjera Sveçla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco