Faton Hajrizi shfaqet nga arratisja në Tik Tok: Kam ikur nga burgu se më është bërë zullum, gjendem jashtë Kosovës

Faton Hajrizi shfaqet nga arratisja në Tik Tok: Kam ikur nga burgu se më është bërë zullum, gjendem jashtë Kosovës

08:19, 08/07/2024

Faton Hajrizi, i burgosuri që u arratis të shtunën për herën e nëntë nga burgjet e Kosovës është shfaqur në rrjetin social TikTok.

Hajrizi i shfaqur me maskë ka treguar se ka pësuar një lëndim nga arratisja e tij.

Ai si arsye për ikjen nga burgu ka përmendur trajtimin sipas tij jo të duhur që i është bërë, ndërkaq ka thënë se ndodhet jashtë Kosovës dhe nuk kthehet në burg

Jam larguar nga ai vend se më është bërë zullum në atë vend. Psiqikisht më është bërë zullum, nuk kam mundur më. Në këtë gjendje nuk kthehem më në burg. Aty vuajnë të burgosurit, nuk ipet kushti, nuk trajtohen të gjithë njësoj”, ka thënë ai.

Ndryshe, Policia e Kosovës e ka shpallur person në kërkim Faton Hajrizin. Organet e rendit kanë kërkuar nga qytetarët që për çdo informatë që ndërlidhet me Hajrizin apo vendndodhjen e tij, të lajmërojnë Policinë e Kosovës.

“Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me autorizimin të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, është autorizuar të publikoj fotografinë e të arratisurit të poshtë shënuar me shpresë se në bashkëpunim me mediat dhe qytetarët do të bëhet e mundur lokalizimi dhe arrestimi i personit të shpallur në kërkim”, thuhej në komunikatën e Policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco