Sulmoi policët, arrestohet një burr në Obiliq, iu sekuestrua një shkop druri dhe një thikë

Sulmoi policët, arrestohet një burr në Obiliq, iu sekuestrua një shkop druri dhe një thikë

11:42, 07/07/2024

 

Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar policët derisa kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare.

Policia ka njoftuar se nga i dyshuari është sekuestruar një shkop druri 1.5 metra i gjatë dhe një thikë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se e kishte sulmuar njësitin policor derisa kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare. Të dyshuarit i është ofruar ndihma mjekësore, por e ka refuzuar”.

“Nga i dyshuari është sekuestruar një shkop druri 1.5 metra i gjatë dhe një thikë, ndërsa me vendim të prokurorit i cili e ka cilësuar veprën i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco