Vetura godet për vdekje një çiklist në Prizren

Vetura godet për vdekje një çiklist në Prizren

20:04, 06/07/2024

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Prizren pasditen e sotme.  Një automjet ka goditur një biçiklist, kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës.

Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, ka deklaruar për gazetën online Reporteri.net se aksidenti është njoftuar rreth orës 17:40.

“Me datë 06.08.24 rreth orës 17:40 një qytetare informoi policinë për një aksident trafiku me lëndime, ku një automjet kishte goditur një biçikleta.
Aksidenti kishte ndodhur në vend kalimin për këmbësor ne rr. Ekrem Rexha Prizren. Është njoftuar Urgjenca e cila bashkë me policin kanë dal në vendngjarje. Nga urgjenca kanë njoftuar se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Rreth orës 18:00 nga patrulla e cila ishte në emergjencë është njoftuar se viktima (mashkull 64 vjeç) ka ndërruar jetë”, ka thënë Vesli.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco