Vrasje në tentativë në Podujevë, arrestohen dy persona e konfiskohet një AK-47

Vrasje në tentativë në Podujevë, arrestohen dy persona e konfiskohet një AK-47

10:05, 05/07/2024

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar për vrasje në tentativë në fshatin Potok të Podujevës.

Rasti thuhet se ka ndodhur enjten pasdite.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Si pasojë, i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Në vendngjarje thuhet se është konfiskuar një armë e cila dyshohet se është përdorur në rast.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, kanë konfiskuar armën e zjarrit që është përdorur në rast AK-47 me një karikator dhe 9 fishekë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco