Komisioni Hetimor interviston sot ish-sekretarin e MPJD-së

Komisioni Hetimor interviston sot ish-sekretarin e MPJD-së

09:41, 05/07/2024
Ish-sekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Behar Isma do të intervistohet sot.
Ismën do ta intervistojë Komisioni Hetimor Parlamentar.
Intervistimi i tij do të jetë lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Në mbledhjen e kaluar, të enjten e 4 korrikut, opozita ka pasur ankesa që MPJD-ja nuk ka dërguar të gjitha dokumentet që janë kërkuar nga komisioni dhe se në mungesë të dokumenteve lista nuk përfshin të gjithë dëshmitarët.
Në anën tjetër, anëtarët e pushtetit kërkuan që kjo listë të mos votohet sot dhe t’u jepet kohë edhe anëtarëve të komisionit që t’i japin propozimet e tyre që lista të kompletohet.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco