98% e popullsisë është myslimane, por qeveria ndalon mbajtjen e shamisë dhe shumë tradita islamike

98% e popullsisë është myslimane, por qeveria ndalon mbajtjen e shamisë dhe shumë tradita islamike

12:55, 04/07/2024

Presidenti i Taxhakistani, Rahmon, ka qeverisur vendin me një dorë të hekurt për më shumë se 30 vjet. Gjatë qeverisjes së tij, ka ndaluar praktikimin e shumë traditave fetare islame, që sipas një dekreti zyrtar kishte për qëllim "mbrojtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe luftimin e besëtytnive dhe ekstremizmit".

Së fundmi, qeveria po përpiqet të ndalojë zyrtarisht mbajtjen e shamisë. Deri më tani, shamia ndalohej vetëm në shkolla ose institucionet publike, sipas një vendimi të bërë zyrtar në vitin 2007.

Ndalimi i të rinjve nga frekuentimi i xhamive, i burrave me mjekër, shitja e veshjeve islame apo edhe vizitat gjatë festës së Bajramit, janë disa nga kufizimet e rrepta të vendosura ndaj popullatës, 98 për qind e së cilës identifikohet si myslimane.

Madje çdo shprehje e stilit të jetesës islame dhe identitetit mysliman në mesin e popullatës, shihet si një sfidë ndaj regjimit autoritar laik që Rahmon ka krijuar gjatë tri dekadave të fundit. Autoritetet përmendin shqetësimet e sigurisë kombëtare dhe shfaqjen e grupeve terroriste në rajon si arsye për këto rregulla të ashpra.

Legjislacioni i ri vendos gjoba deri në 700 dollarë për individët që veshin rroba të ndaluara. Kompanitë mund të përballen me gjoba prej 3500 dollarë, ndërsa zyrtarët qeveritarë rrezikojnë gjoba që variojnë nga 4800 deri në 5100 dollarë për çdo shkelje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco