Sot mblidhen tri komisione në Kuvend

Sot mblidhen tri komisione në Kuvend

08:26, 04/07/2024

Në Kuvendin e Kosovës sot mblidhen tri komisione.

Në ora 09:00, Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës mban takim me ekspertët e angazhuar në komision.

Pastaj në orën 10:00, Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Dhe Komisioni për Integrime Evropiane nga ora 11:00 shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj dhe Projektligjin për mbrojtjen e konsumatorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco