Sali Berisha ‘merr pjese’ në homazhet në nderim të Ismail Kadaresë

Sali Berisha ‘merr pjese’ në homazhet në nderim të Ismail Kadaresë

17:41, 03/07/2024

Sali Berisha dhe Ismail Kadare kanë komunikuar sot me ‘kode’, si dikur në diktaturë.

Kryetari i opozitës, i burgosur politik në arrest shtëpie dhe Ismail Kadare, shkrimtari i madh që ka lënë sot për herë të fundit shtëpinë e tij në Tiranë drejt banesës së përjetshme kanë qenë protagonistë të zhvillimeve më të hershme drejt rrëzimit të diktaturës. 

Nëpërmjet një kurore me lule Kryetari i PD Sali Berisha ka ‘marrë pjesë’ sot paradite në homazhet e zhvilluara në TKOB në nder të gjeniut të letrave shqipe.

Kurora është vendosur nga n/kryetari Luçiano Boçi dhe deputetja Albana Vokshi. 

N/Kryetari Luçiano Boçi në "Librin e Kujtimeve" shkruan: 

"Në emër të Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha shprehim pikëllimin e madh për humbjen e gjeniut, figurës së ndritur, i cili me veprën e tij tejshkoi kohën, theu normat dhe tabutë ideologjike të socrealizmit dhe i dha letërsisë shqiptare dhe shpirtit shqiptar përmasë botërore!

I paharruar do të mbetet Kadare dhe vepra e tij do ndikojë në shekuj shpirtin dhe krenarinë tonë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco