Zi Kombëtare: Sot, ceremonia shtetërore dhe homazhet për Ismail Kadarenë

Zi Kombëtare: Sot, ceremonia shtetërore dhe homazhet për Ismail Kadarenë

07:39, 03/07/2024

Shqipëria është në Zi Kombëtare më datë 2 dhe 3 korrik në nder të shkrimtarit dhe akademikut Ismail Kadare, i cili ndërroi jetë më 1 korrik në Tiranë në moshën 88-vjeçare.

Dje dhe sot, në kuadrin e Zisë Kombëtare, flamujt e institucioneve shtetërore dhe publike të Shqipërisë janë ulur në gjysmështizë.

Homazhet publike dhe ceremonia shtetërore do të organizohen në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, ditën e mërkurë, nga ora 9:00 deri në orën 11:00 dhe nga ora 11:30 deri në orën 12:30.

Për organizimin e homazheve dhe të ceremonisë shtetërore është ngritur një Komision i Posaçëm Shtetëror. Në orën 12:30 do të bëhet nisja e kortezhit në drejtim të varrezave të Tufinës.

Salla e Teatrit të Operas ku do të vendoset arkivoli i shkrimtarit është shndërruar në një instalacion, ku mbizotëron figura e Nënë Terezës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco