Bie fasada e një ndërtese në Skenderaj pas motit të keq

Bie fasada e një ndërtese në Skenderaj pas motit të keq

14:40, 02/07/2024
Qyteti i Skenderajit gjatë ditës së sotme [e martë] është përfshirë nga moti i lig.

Si pasojë e këtij moti, dëmtime ka pësuar një objekt në këtë komunë.

Pas reshjeve të mëdha të shiut është dëmtuar fasada në këtë ndërtesë.

Ndryshe, në mëngjes Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë thirrje për shmangie të shëtitjeve dhe punëve në natyrë gjatë ditës së sotme, pasi që pritet të ketë ndryshim të motit në troposferë.

Andaj ka bërë thirrje që gjatë këtyre kushteve të rënda meteorologjike të mos krijohet kaos në komunikacion e poashtu qytetarët tu shmangen shëtitjeve ose punëve të natyrës së ndryshme në pyje, pasi sipas institutit ky mot parashihet të shoqërohet me stuhi, rrufe e në vende të kufizuara edhe reshje breshëri dhe erëra të fuqishme.

“Kujdes të kenë barinjtë të cilët i ruajnë delet në vise të larta, sepse rrufeja i godet në tufë, për shkak të disa faktorëve specifik, përçueshmërisë së lartë dhe afërsisë së tyre, sepse kur rrufeja godet tokën e gjithë ajo energji përhapet nëpër tokë në një perimetër të gjerë”, përfundon njoftimi i IHMK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco