Negociatorët sot në Bruksel për zbatimin e marrëveshjeve Kosovë - Serbi

Negociatorët sot në Bruksel për zbatimin e marrëveshjeve Kosovë - Serbi

07:00, 02/07/2024

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë Besnik Bislimi, sot do të takohet në Bruksel me kryenegociatorin e Serbisë Petar Petkoviq.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano konfirmoi mbajtjen e takimit të kryenegociatorëve të martën më 2 korrik.

Ky takim do zhvillohet si vazhdimësi e tentimit të organizimit të takimit të liderëve.

Sipas Stanos, në agjendën e takimit mes Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit do të jetë nisja e zbatimit të marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e arritur mes liderëve vitin e kaluar në Bruksel dhe Ohër.

Edhe përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se puna me kryenegociatorët Bislimi dhe Petkoviq vazhdon të maetën në Bruksel për të punuar në zhbllokimin e marrëveshjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco