Sllovenia mesazh për Serbinë nga Kosova

Sllovenia mesazh për Serbinë nga Kosova

22:04, 01/07/2024

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca gjatë takimit me homologen e tij sllovene, Urshka Klakoçar Zupançiç, ka shprehur shqetësim për tendencat destabilizuese të shtetit serb në Kosovë. Ai konfirmon se nuk mund të flitet për fqinjësi të mirë dhe paqe pa u dënuar autorët e krimit në Banjskë të Zveçanit.

“Kosova është ende në pritje të përgjigjes për kërkesën e saj për anëtarësim në BE, duke qenë i vetmi vend në rajon që nuk e ka këtë status. Nuk mund të flasim për fqinjësi të mirë dhe paqe në rajon pa u dënuar kryerësit e këtij krim  vrasja e policit Afrim Bunjakut”, tha Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Ai ka falënderuar Zupançiç që Sllovenia është në mesin e shteteve që është pro heqjes së masave ndaj Kosovës. Kurse kryeparlamentarja sllovene vuri theksin te dialogu me Serbinë, duke kërkuar njohjen reciproke si një mënyrë që të çon drejt paqes.

“Vendimet e njëanshme nga ana e Serbisë që të zgjedhin se cilat klauzola të marrëveshjes të zbatojnë dhe cilat jo nuk shihen në sy të mirë nga komuniteti ndërkombëtarë, kur ne duhet t’i respektojmë të drejtat e të gjitha kombeve që jetojnë këtu. Si politikan neve na pëlqen që të flasim shumë për dialogun, ndonjëherë mund të duket si klishe, por nëse nuk i zgjidhim çështje përmes dialogut, atëherë mund të shohim gjëra të këqija sikurse në Ukrainë. Pasi nuk i kushtojmë vëmendje situatave të cilat mund të çojnë tek lufta”, deklaroi Urshka Klakoçar Zupançiç, Kryetare e Kuvendit të Sllovenisë.

Për kushtet e vendosura nga kryeministri Kurti në dialogun e Brukselit, Konjufca kërkoi që të gjitha institucionet e Kosovës t’i mbështesin. Të dy kryeparlamentarët u pajtuan për nevojën që Serbia të dorëzojë kriminelët e Banjskës. Madje Konjufca e ka quajtur shokuese deklaratën e Bashkimit Europian se po presin nga Kosova raport për sulmin në Banjskë, teksa ka shtuar se Serbia favorizohet në procesin e dialogut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco