Bislim Zyrapi dëshmon katër ditë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Bislim Zyrapi dëshmon katër ditë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

12:25, 01/07/2024

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bislim Zyrapi, është dëshmitari i 75-të i ZPS-së në çështjen kundër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Zyrapi është planifikuar të dëshmojë për katër ditë, pasi Prokuroria ka kërkuar 8 orë për ta marrë në pyetje ndërkaq ekipet e mbrojtjes 25 orë.

“Sipas informacioneve të Panelit, ky dëshmitar nuk është në dispozicion për të dëshmuar të martën dhe të enjten pasdite. Prandaj, dëshmia e tij për këtë javë do të ndodhë për ditë të plota sot dhe të mërkurën, dhe për gjysmë ditë të martën dhe të enjten”, thuhet në njoftimin e ZPS-së.

Po ashtu, Zyrapi u paraqit në gjykatoren e Gjykatës Speciale me avokat mbrojtës, belgun Rik Vanreusel, meqë sipas kryegjyqtarit Charles Smith ekziston rreziku i vetëinkriminimit nga ana e Zyrapit, gjatë kohës sa ky do të flas për veprimtarinë, strukturën, qasjen dhe bashkëpunimet e UÇK-së gjatë periudhës së aktakuzës.

Për ta dëgjuar dëshminë e ish shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, në sallë janë të pranishëm që të katër të akuzuarit, përfshi Jakup Krasniqi që gjatë javëve të fundit ishte paraqitur vetëm me video-lidhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco