Sveçla paralajmëroi arrestimin e Vuçiq-it, reagon Petkoviq

Sveçla paralajmëroi arrestimin e Vuçiq-it, reagon Petkoviq

17:06, 30/06/2024

I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq i ka reaguar Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçlës, për komente se nëse presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, niset pa kërkesë për vizitë te Ministria e Punëve të Jashtme, ai mund të vizitohet në burg.

Sveçla paralajmëron burgosjen e Vuçiqit nëse hyn pa leje në Kosovë

Petkoviq përmes një postimi në “X”, është shprehur se Sveçla po frikësohet nga një poster i Vuçiqit.

“Së pari, Kurti nuk u ul në tryezën e bisedimeve me Aleksandër Vuçiq, dhe tani Sveçla ka frikë edhe nga posteri me imazhin e Aleksandër Vuçiqit që dikush e ka ngjitur, kështu që ai kërcënon se do ta arrestojë! E vetmja gjë që mund të bëjë është të mburret në rrjetet sociale,” shkruan Petkoviq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco