Pejë: Burrë e grua rrahin nusen e familjes dhe motrat e saj

Pejë: Burrë e grua rrahin nusen e familjes dhe motrat e saj

18:29, 28/06/2024

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës që përjetojnë qoftë nga partnerët e tyre apo edhe nga anëtarët e tjerë të familjes. Kjo dukuri shqetësuese ka marrë përmasa të mëdha kohëve të fundit..

Një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur së fundmi në Pejë dhe këtë herë viktima janë tri motra, njëra prej tyre e martuar në familjen Manaj. Sinjali ka mësuar se dy motrat e saj, që shkuan për vizitë te shtëpia e familjes së tyre për ta vizituar motrën u përballën me një situatë të pakëndshme që eskaloi në dhunë.

Një familjar bashkë me bashkëshorten e tij po dyshohet se sulmuan nusen e familjes dhe dy motrat e saj, për shkak të revoltës që këto dy të fundit shkuan për vizitë.

Rasti ka ndodhur pasi i dyshuari kryesor nuk i kishte mirëpritur viktimat në shtëpi, për motive akoma të panjohura. Çifti që rrahën tri të rejat përfunduan në polici dhe ndaj tyre tashmë kanë nisur hetimet, ndërsa viktimat u dërguan për trajtim mjekësor.

Burri i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti, ndërsa gruaja e tij është liruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco